Vdekja e minatorit, Prokuroria e Dibrës nis hetimet, po ndiqen 2 pista kryesore…

Muharrem-Plaku.jpg

Prokuroria e Dibrës ka nisur menjëherë hetimet për vdekjen e minatorit Muharrem Plaku. Trupi i tij i pajetë u nxor mëngjesin e sotëm nga miniera e Bulqizës.

Bëhet me dije se po ndiqen 2 pista kryesore për hetimin, vdekje nga asfiksia dhe vdekja si pasojë e rënies së masivit shkëmbor.

Trupi i pajetë i minatorit 60 vjeçar që u gjet i vdekur pas 5 ditëve është dërguar pranë familjarëve të tij për të vazhduar me kryerjen e ceremonisë mortore. Për vdekjen e minatorit janë shoqëruar në komisariat Inxhinieri teknik si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303