Vdekja e nëntetares shqiptare, vjen reagimi nga Letonia

zarife-hasanaj-3.jpg

Zarife Hasanaj ishte nëntetarja shqiptare që humbi jetën ditën e sotme në Letoni si pasojë e një shpërthimi të minave.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Letonisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Në një deklaratë për media, Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare dhe sekretari i NATO-s ka thënë se ende nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi.

Më tej, komandanti Kalnins është shprehur se ka urdhëruar një inspektim të plotë në bazë për të gjetur mina ende të pashkelura.

Lidhur me kompensimin, Kalnins është shprehur se ajo do të paguhet në përputhje me ligjin shqiptar si dhe janë të gatshëm të transportojnë trupin drejt Shqipërisë.

Së fundmi, ata shprehën ngushëllimet familjarëve të Zarife Hasanajt./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303