Vdekja e Sala/Messi: Jemi me familjen dhe miqtë e tij

messi-dhe-sala.jpg

Pas konfirmimit të vdekjes së Emiliano Sala, ka reaguar edhe ylli argjentinas Lionel Messi. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Messi ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes tragjike të bashkëkombësit të tij.

Ylli i Barcelonës ka thënë se është me familjen e lojtarit në këto momente kritike. “Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e Emilianos. Ne jemi me ju dhe ne ju dërgojmë gjithë forcën atyre. Pusho në paqe”, ka shkruar Messi.

Sala ishte duke udhëtuar nga Nantes në Cardiff me një aeroplan privat ku u rrëzua në det. Pas më shumë se dy javëve kërkimeve, më në fund u gjet trupi i pajetë i sulmuesit argjentinas. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e pilotit të aeroplanit./real-news.tv/

scroll to top