fbpx

Vdekja e turistëve në Kavajë, zbardhet të tjera detaje, Ambasada e Rusisë pjesë e ekspertizës

800-0-616af0d905621.jpg

Ende vijon të mbetet mister vdekja e 4 shtetasve rusë në një hotel në Kavajë. Klodiana Lala ka dhënë pak më parë disa detaje për BalkanWeb.

Lala ka shpjeguar itinerarin e tyre ditën e djeshme ku mësohet se çifti Burenkova, vajza e tyre e bashkëshorti i saj, kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Ata kishin mbërritur në vendin tonë, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike, udhëtim që do të ishte i fundit për ta. Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë. Ditën e djeshme ata janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut. Në mëngjes ata janë ndalur në Librazhd dhe më pas në Ohër. Prej andej janë kthyer dhe janë akomoduar në hotel. Ata i kanë thënë punonjëses së hotelit pas arritjes në sauna të mos shqetësoheshin. Kjo punonjëse është edhe dëshmitarja okulare e ngjarjes.

Më tej Lala shprehet se hetimi do të kryhet në 3 shtete. Përfaqësues të ambasadës kanë qenë në morgun e Tiranës dhe kanë kërkuar të jenë pjesë e ekspertizës së tyre. Për këtë janë marrë mjetet e identifikimit dhe do të bëhet edhe  hetimi nëse kanë pasur probleme me drejtësinë më parë.

Ndërkohë mbetet i mistershëm fakti se si kanë humbur jetën në një kohë të shkurtër dhe se kanë humbur jetën jo në xhakuzi dhe nuk kanë qenë në ujë. Ambienti rezulton i ajrosur dhe turistët e tjerë nuk kanë pasur shqetësim.

Sipas gazetares Klodian Lala kjo ngjarje mund të referohet si vrasje e mundshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303