TË FUNDIT

Vdekja e ushtarakes shqiptare, mesazhi i kryeministrit letonez

Hidhërimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Letoni, ku humi jetën ushtarakja shqiptare, Zarife Hasanaj, i është bashkuar edhe Kryeministri letonez Krisjanis Karins.

Me anë të një postimi në twitter, ai ka shprehur ngushëllimet e tij teksa shprehet se kjo është një ditë e trishtuar, ndërsa uron shërim të shpejtë për dy të lënduarit.

“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën. Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO” shkruan Karins. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat