Vdes gruaja e Millosheviçit, ja krimet e saj dhe roli në tmerret e serbëve ndaj shqiptarëve

Në moshën 76 vjeçare ka ndërruar jetë Mirjana Markoviç e veja e ish-kriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Sipas raportimeve të mediave serbe, ajo ka vdekur rreth orës 15:00.

Mirjana Markoviç njihet si një ultranacionaliste dhe që e mbështeste bashkëshortin e saj në të gjitha krimet dhe çmenduritë që bëri në vitet 90 në Ballkan.

Ajo shpesh është shprehur se ka qenë vetë ajo që i kërkonte bashkëshortit të saj “mbrojtjen e serbëve në Kosovë” dhe justifikonte çdo dhunë apo tragjedi që janë shkaktuar ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Por jo vetëm ndaj shqiptarëve por ajo njihet edhe për shumë krime të tjera. Bashkëshortja e Millosheviç dyshohet se ka përgatitur rrëmbimin dhe vrasjen e një prej rivaleve më të ashpër politik. Ajo dyshohet se ka qenë e përfshirë në vrasjen e ish-presidentit serb, Ivan Stamboliç.

Ndër të tjera, ajo ishte e dënuar me një vit burgim për shkak të ushtrimit të ndikimit në anëtarët e Qeverisë për ndarë në mënyrë të paligjshme banesa shtetërore.

Ajo ka lindur më 10 korrik 1942 ndërsa ka vdekur sot, në moshën 76 vjeçare. /real-news.tv/