Sot u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare regjisori i njohur Gjergj Xhuvani.
Ai vdiq si pasojë e një arresti kardiak, duke shkaktuar dhimbje të madhe te të afërmit e tij.
Mirëpo, Luiza Xhuvani menjëherë është nisur drejt kryeqytetit së bashku me vajzën e saj.
Bëhet me dije se aktorja po pushonte në Sarandë së bashku me vajzën e saj kur mësoi lajmin e hidhur.
Ndërkohë, regjisori Xhuvani ndodhej në Romë duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

