Një shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë i një sherri për motive banale në një lokal në Vöcklabruck të Austrisë. Mësohet se viktima është 29-vjeçari nga Maqedonia, Besar N., i cili u qëllua më thikë nga disa persona të panjohur.
Nga informacionet paraprake, viktima jetonte në Austri dhe menaxhonte një kompani. Ndërkohë, ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, një vajzë 8 vjeç dhe një djalë 4 vjeç.
Sipas një prokurori, shqiptari nga Maqedonia është goditur disa herë nga thika të ndryshme dhe jo vetëm një, siç është lajmëruar. Gjithashtu, dyshohet se pjesë e sulmuesve kanë qenë edhe dy shqiptarë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë në lokal./real-news.tv

