Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali.
Një shqiptar ka gjetur vdekjen teksa punonte pasi ka rënë nga çatia në lartësi 10 metra.
Bëhet me dije se gjatë kohësh që 27-vjeçari punonte, çatia ka marrë flakë.
Aksidenti i rëndë ndodhi në provincën e Castelfiorentinos të Firences.
Ambulanca mbërriti në vendndodhje menjëherë, ku transportuan të lënduarin drejt spitalit.
Ai nuk mundi t`i shpëtonte plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë./real-news.tv

