Dy shqiptarë kanë humbur jetën sot në distriktin e Vorsfeldes (Ëolfsburg) në Gjermani.
Ata ranë pre e një atentati ditën e djeshme., ku viktimat janë dy të rinj të moshave 30 dhe 31 vjeç.
Ata u goditën teksa po kalonin në trotuar.
‘Bild’ shkruan se një dëshmitar okular ka thënë se ka dëgjuar 6 të shtëna.
Ai ka lajmëruar policinë 22 orë pas atentatit.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku për këtë rast është ngritur një komision me 20 veta.
Deri tani nuk ka asnjë pistë për atentatin ndaj dy shqiptarëve.

