Dy aktorët e humorit Gazmend Paja dhe Salsano Rrapi pranë nxënësve të shkollës ”Kosova”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliajt falenderoi dy aktorët e programit humoristik ‘’Portokalli’’ Gazmend Pajën dhe Salsano Rrapin dhe pjesën tjetër të trupës për inkurajimin që u dhanë fëmijëve të shkollës ‘’Kosova’’ pas tërmeteve të frikshme që ranë në fundjavë.
Dy aktorët e humorit u qëndruan fëmijëve të kësaj shkolle, të cilët përjetuan me frikë dhe ankth paralajmërimet e rreme për tërmet shkatërrimtar ditën e diel.
Postimi i Erion Veliajt në Instagram:
Jeni të paparë! Faleminderit Gaz Pajës, Salsano Rrapit dhe të gjithë skuadrës ‘’Portokalli’’ për vizitat në shkollat e Tiranës për t’u shpjeguar fëmijëve rreth tërmetit me humor e inkurajim!
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/506000196889608/

