Veliaj fyen rëndë vajzat: Te Bujqësori ka motel dhe ju e kuptoni…

Kryetari i Bashkisës së Tiranës Erion Veliaj gjatë vizitës në konviktet e Qytetit studenti, ku u shoqërua nga Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar edhe njëherë Rektorin e UBT-së.

Gjatë bashkëbisedimit me disa studente, Veliaj tha se në kampusin e UBT-së ka motel, dhe teksa po e shpjegonte këtë situatë ai u drejtua vajzave që kishte përballë: Po motel me orë, ju jeni goca dhe e kuptoni shumë mirë se çfarë do të thotë.

Edhe në debatin që kam patur me rektorin i kam thënë që duhet të jetë konsistent, pasi aty dikur është ndërtuar një motel, po motel me orë dhe jeni goca dhe e kuptoni se ça po them, motel me orë brenda në kampus. Po të isha unë prind që të kisha gocën aty nuk mund të lejoja që fëmiaj im të shkonte në një shkollë ku ka motel afër, do e kapja për fyti atë që drejton këtë universitet”, u shpreh Veliaj.

Në Kodër Kamëz në fidanishten e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, do të ndëtohet një shkollë e cila ka përplasur palët. Stafi i universiteti dhe studentët janë kundër ndërsa bashkia dhe banorët janë shprehur pro këtij ndërtimi.