Veliaj: Luftojmë për 61 mandate në Këshillin Bashkiak

veliaj-19.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale që zhvillohen më 30 qershor.

Ai është shprehur se synimi i PS është fitimi i 61 mandateve pavarësisht nëse opozita futet ose jo në zgjedhje

“Nëse opozita vazhdon  të refuzojë të marrin pjesë apo të sjellë një alternativë për Tiranën përveçse të bllokojë projektet, ky është vendimi I tyre. Unë e kam thënë gjithmonë. Ne garën e kemi me veten tonë.  Çdo vit duhet të jemi më mirë se viti që ishim dhe në mandatin tjetër do të duhet të jemi më mirë se sa mandatin që lamë pas. Në mandatin e ardhshëm jam i bindur do të bëjmë punë akoma më të mira dhe do të mirëpresim në këtë këshill bashkiak edhe pothuajse po aq anëtarë të rinj që besojmë do t’i bëjnë nder këtij qyteti dhe punës që është nisur këtu. Siç e thashë ne do të luftojmë për çdo mandat për të 61 mandatet. Nuk ka rëndësi futen ata ose futen parti të tjera të vogla, për ne marrja seriozisht e fushatës është fillimisht respekt ndaj votuesve”, ka thënë Veliaj./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303