Veliaj: Tirana nuk i përulet dhunës, na pret plot punë

Pas festimeve për Ditën e Verës, qytetarët e Tiranës do të kenë një tjetër “festë”. Bashkia e Tiranës njofton se turi “Bashkia që duam” do të ndalet këtë herë në kryeqytet ku qytetarët e Tiranës do të mund të diskutojnë për atë që është bërë në këto katër vite dhe për projektet që duan të realizojnë në vazhdim.

Lajmin për këtë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter, ku fton të gjithë qytetarët që të jenë të pranishëm. Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Veliaj thekson se Tirana jo vetëm s’i përulet dhunës, por mezi pret të nisë 4 vjet të tjera plot punë, dashuri e mirësi për kryeqytetin.

“Një javë të mbarë të gjithëve!  Por festimet s’kanë mbaruar! Të shtunën, më 23 Mars sërish bashkë për të festuar “Bashkia qe duam”.  Tirana jo vetëm s’i përulet dhunës, por mezi pret të nisë 4 vjet të tjera plot punë, dashuri e mirësi për kryeqytetin “Bashke  për Tirana që Duam”, shkruan Veliaj.

Gjatë aktivitetit “Bashkia që duam” pritet të zyrtarizohet nga kryeministri Edi Rama edhe rikandidimi i Erjon Veliajt për bashkinë e Tiranës, në zgjiedhjet lokale të 30 qershorit 2019.