fbpx

Veliera pëson defekt në Karaburun, lëshon urgjent sinjalin SOS

Një velierë me emrin “Aiolos” me flamurin e Holandës,  e cila ishte nisur nga Saranda me dy persona në bord  ka pësuar avari në orët e para të mëngjesit.

Me marrjen e sinjalit SOS, në vendin e ngjarjes  kanë shkuar Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare.

Veliera ndodhej 3.5 milje në perëndim të gadishullit të Karaburunit, në afërsi të zonës së Bristanit.

Në orën 05:00, Veliera me anë të rimorkimit nga Roja Bregdetare mbërriti në portin e Sazanit për riparimin e defektit për të vazhduar destinacionin e radhës.