Veliu zbarkon policinë e Shtetit në Mirditë, ç’po ndodh?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është nisur me urgjencë drejt komisariatit të policisë së Rrëshenit.

Burime bëjnë me dije Veliu do të zhvillojë një mbledhje me strukturat e policisë pas vrasjes me kallashnikov të Tonin Gjinit.

Armando Gjini ose Tonin Gjini, është i njohur për autoritetet si ushtari i Met Kananit u vra ditën e sotme në qytetin e Rrëshenit në sy të dy fëmijëve të mitur dhe gruas, të cilët shpëtuar mrekullisht.

Disa muaj më parë atij tentuan t’i bënin një atentat me tritol, nga i cili shpëtoi mrekullisht. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e bandës së Met Kananit, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’. Shkak për vrasjen e sotme dyshohet se është bërë e shkuara e tij kriminale.