TË FUNDIT

Vendimet e qeverisë/ Ministri Manja: Miratohet niveli i pagave për rrjetin e koordinatorëve antikorrupsion

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka zbardhur para mediave disa nga vendimet e marra sot nga qeveria.

Manja bën me dije se vendimi i parë ka të bëjë me njësinë antikorrupsion, ku është miratuar niveli i pagave për rrjetin e koordinatorëve antikorrupsion.

“Vendimi i parë ka të bëjë me njësinë antikorrupsion. Është miratuar niveli i pagave për rrjetin e koordinatorëve antikorrupsion. Kjo është një shprehje e vullnetit të qartë e qeverisë për të goditur korrupsionin. Vendimi i 2, ka të bëjë me miratimin e rregullores së burgjeve.

Sot më në fund kemi në fuqi një rregullore të re për burgjet i cili është dokument i rëndësishëm që garanton funksionimin e burgjeve, në përputhje me dokumentet kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu në rregullore kanë gjetur vendin edhe rekomandimin e organizatave ndërkombëtare, si dhe avokati i popullit. Është një rregullore bashkëkohore që e afron Shqipërinë ne BE, edhe në trajtimin e paraburgosurve. Vendimi i 3 ka të bëjë me procedurën për përkthyesit zyrtarë. Është një standard i ri, sidomos kur ka të bëjë me takime zyrtare. I njëjti trajtim dhe mbrojte siç marrim për magjistratët”, tha Manja.

Manja tregoi edhe nëse në Shqipëri ka asete ruse dhe masat që do të ndërmerren.

“Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që kanë dënuar agresionin rus dhe bën pjesë në aleancën e shtesave qe kanë vendosur sanksione. Është proces që po e udhëheq Ministria e Jashtme. Jemi në diskutime të ngushta me aleatët. Nëse do të kemi një listë të agresionit rus, patjetër që do të respektojmë angazhimet që kemi marrë përsipër”, tha ministri.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat