Ish-Sekretarja e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha do të jetë serish në ‘arrest shtëpie’.
Ishte ky vendimi i gjykatës e cila nuk e ka ndryshuar vendimin për ish-zyrtaren e lartë, e cila është nën akuzë për dosjen me pesë tenderat që po hetohen nga prokuroria e Tiranës.
Hoxha u arrestua para pak ditësh së bashku me dy zyrtarët e tjerë Aurel Lamce dhe Arlind Alikaj, të cilët janë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa tetë janë në detyrim paraqitje dhe njëri, Lusien Ali është ende në kërkim nga policia. /real-news.tv/
Advertisement