Teksa Kushtetuesja pritet të vendos sot për ‘fatin e tij’, Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku ‘zbulon dhe personat që do të përfaqësojnë presidentin në Kushtetuese.
“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë”, shkruan Meta, ndërkohë që postimin e tij e shoqëron me dy gishtat lart.
Seanca pritet që të nisë në orën 10:00, ku vetë presidenti Meta ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm.

