Deputetja, Rudina Hajdari, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Përmes një postimi në Facebook, Hajdari shprehet se, gjykata dështoi të bënte histori me një dënim të papërfillshëm.
Sipas saj, drejtësia tregoi se është nën presionin e politikës.
Hajdari shprehet se, me vendimin e sforcuar për shërbim prove, gjykata zhgënjeu popullin.
“Ndërkohë që gjykata dështoi të bënte histori me një dënim të papërfillshëm, drejtësia tregoi se është ende nën presionin e politikës. Duket si një hap i sforcuar për gjykatën me vendimin “shërbim prove” për një zyrtar të lartë, por që në të vërtetë zhgënjeu një popull të tërë.”,- shkruan Hajdari në Facebook.

