Gjykata e Apelit dhe e Krimeve të Rënda ka marrë sot një vendim të formës së prerë dhe ka lënë në fuqi vendimin me 21 vite burg për shtetasin Selman Aliaj që vrau me çekiç babain e tij.
29 vjeçari e vrau babain e tij më 22 dhjetor 2017, ku pasi e goditi me çekiç e hodhi në liqenin e Farkës për të humbur gjurmët.
Trupi i pajetë i babait të tij Fejzo Aliaj, u gjet nga kalimtarët e rastit. Gjatë dëshmisë në gjyq, Aliaj ha se e vrau babain gjatë shkarkimit të materialeve në oborrin e shtëpisë pasi ky i fundit tha se pasi ai do të martohej dhe se gruan “do ta kishin përgjysmë”.
Në këtë moment, Aliaj e ka qëlluar të atin me një çekiç artizanal pas koke, duke bërë që ai të humbasë ndjenjat. Më pas, e ka dërguar me mjetin e vëllait te Liqeni i Farkës dhe e ka goditur sërish në ballë me çekiç, pasi sipas tij, ishte ende gjall

