Vendimi / Prokurori Hajdarmataj përballë Vettingut, nga pasuritë tek denoncimet. Çfarë u konstatua?

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore me prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, të cilin e konfirmoi në detyrë, duke mos gjetur asnjë shkelje për të.

Besim-Hajdarmataj-768x550

Ish- kreu i kësaj prokurorie përballet me hetimin e trefishtë në kuadër të procesit të rivlerësimit, ndërsa treshja gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

hajdarmataj vetingu

Hetimi është kryer në të tri kriteret e rivlerësimit.

Përpos raporteve pozitive të organeve ndihmëse, edhe nga hetimi i Komisionit, prokurori ka rezultuar pa probleme.

Ndërsa disa denoncime anonime, për lidhje me persona të inkriminuar dhe pasuri të fshehura nuk i kanë prishur punë prokurorit të Krimeve të Rënda.

Ky i fundit, ka dhënë shpjegime vetëm në lidhje me disa veprime hetimore të bëra për 5 dosje.

Raporti

  1. Hetimi për prokurorin është kryer në te tri kriteret e rivlerësimit, pasurinë, aftesitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.
  2. ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin.
  3. KPK, kreu një tjetër hetim të pavarur nga përfundimet e nxjerra nga organet e tjera ndihmëse. Konkretisht, për pasurinë: depozitë bankare në shumën 5 mln lekë, si dhe depozitë tjetër 1 mln lekë. Burim, është deklaruar paga nga 1997 deri në 2016. Nga hetimi, rezulton se deklarimi përputhet. Edhe për kursimet e deklaruara, rezulton se subjekti ka pasur mundësi krijimi. Dhuratë nga vëllai 6 mijë euro dhe 4 mijë paund, KPK kërkoi dokumentacion për të justifikuar burimin e krijimit për këto dhurata. Subjekti ka dorëzuar dokumentacion për punën e vëllait në Angli, nga këto dokumente, rezulton se prokurori ka vërtetuar ligjshmërinë e tyre. Edhe nga analiza financiare, subjekti rezulton me bilanc pozitiv.
  4. DSIK, ka dorëzuar një raport me konstatimin se prokurori është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.
  5. Nga raporti i Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton se Hajdarmataj ka aftësi në hetimin dhe menaxhimi e dosjeve. Është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria e Përgjithshme. Për të ka pasur 11 denoncime. 3 denoncime kanë qenë anonime, për të cilat KPK ka kryer hetime. Në këto denoncime pretendohej se Hajdarmataj, ka pasur kontakte me një person i cili është drejtues i një grupi kriminal dhe një tjetër person që konsiderohet si shume i rrezikshëm. Sipas denoncimit, prokurori ka hyrje-dalje në pikat kufitare dhe ka përdorur makinën e një prej këtyre personave, madje e ka parkuar në oborrin e Prokurorisë. Një tjetër denoncim, është edhe hetimi i Hajdarmatajt për shpërdorim detyre për dosjen “Babale”. Por nga hetimi i kryer, këto denoncime kanë rezultuar jo të vërteta, edhe personat e konsideruar si persona të rrezikshëm, ka rezultuar se ata nuk kanë qenë të proceduar dhe dënuar ndonjëherë. Komisioni, gjithashtu ka hetuar për një dosje, me objekt hetimi kultivimin e lëndëve narkotike, pasi është transferuar në Kurbin dhe për 4 dosje të tjera. Për konstatimet e bëra nga Komisioni për këto 4 dosje, prokurorit i ka kaluar barra e provës dhe ka dhënë shpjegime qe do merren parasysh para marrjes së vendimit.
hajdarmataj

Prokurori ka pasur nën hetim disa dosje të njohura, ndër to edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, ndërsa është një ndër figurat që më së shumti është komentuar, kjo për shkak edhe të përplasjes me Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku.

Sa i takon pasurisë, të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Besim Hajdarmataj nuk deklaronte asnjë pasuri në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e deklaruar prej tij kap vlerën e 10.2 milionë lekëve, me një shtesë mesatare vjetore prej rreth 734 mijë lekësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria ndahet në 8.8 milionë lekë likuiditete bankare dhe 1.4 milionë lekë kursime të akumuluara në cash. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.3 milionë lekë.

Rreth 94% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, ndërsa 6 % kanë si burim likuiditetet e dërguara nga vëllai- emigrant në Angli. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRNi identifikoi si “flamur të kuq” shtimin e likuiditeteve nga të ardhurat e vëllait në Angli, për të cilat subjekti deklaron se kanë qenë të pashoqëruara me dokumentacion.

Deri në vitin 2009, ai i deklaron dërgesat si kursime të përbashkëta me vëllain, ndërsa pas këtij viti nuk caktohet pjesa takuese e secilit. Subjekti ka deklaruar gjithashtu gjendje të akumuluar kursimesh në cash deri në vitin 2016 në vlerën e 7.4 milionë lekëve, nga të cilat janë depozituar në bankë 6 milionë lekë në vitin 2017.