TË FUNDIT

“Vërtetuam vjedhjen e 430 mln eurove”. Tabaku i bën thirrje SPAK nga Kuvendi: Fillo vepro

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se kompanitë koncensionare, siç rezultojnë nga dokumentet zyrtare, nuk kanë pasur kapacitetet financiare për ndërtimin e tre landfilleve dhe inceneratorëve.

‘Kompanitë që kanë fituar kontratat koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë, nuk kanë pasur asnjë përvojë në fushën e përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane. Nga sot, SPAK ka përpara tij një raport mbi 100 faqe, mbi 60 orë dëgjesa publike të këtyre funksionarëve të lartë dhe jo vetëm. Prej kohësh, shqiptarët presin drejtësi që në një farë mënyre iu është mohuar, prej kohësh qytetarët presin të shohin nga ju rezultat për atë që u është premtuar. Tani është koha juaj të na jepni rezultatet për të cilat shqiptarët por edhe partnerët tanë strategjikë ju kanë krijuar dhe ju sponsorizojnë.

Çështja e inceneratorëve nuk është një çështje jashtëzakonisht e vështirë, por dhe në qoftë e tillë falë këtij Komisioni Hetimor që kam drejtuar me gjithë energjinë dhe seriozitetin që i takon Parlamentit është thjeshtuar aq shumë saqë shumë shqiptarë e kanë të qartë. Sytë janë nga ju! Jeni ju tanimë në sitën e provës jo për t’i provuar opozitës të drejtën apo mazhorancës gabimin! Nuk është kjo arsyeja përse jeni krijuar! Ju duhet t’i tregoni shqiptarëve që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe mos të shndërroheni si gardiani i portës së ligjit në tregimet e Kafkës. Ka ardhur koha të na tregoni se nga çfarë stofi jeni! Shqiptarët po presin!’- tha Tabaku..

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat