29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Veseli: Bashkë me SHBA do sigurojmë njohjen nga Serbia

spot_img

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, ka thënë pas takimit me nënsekretarin e SHBA-së, David Hale se i siguron qytetarët e Kosovës se dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cenuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë.

“Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, z. Hale i shpreha qëndrimin tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”, ka thënë Veseli,  nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen e tij në Facebook./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat