Veseli: Nëse bëhem kryeministër do të…

veseli-1.jpg

Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme ka thënë se ai pret që të marrë besimin si kryeministër i vendit për t’i çuar përpara luftën kundër korrupsionit, nepotizmit dhe proceset integruese të vendit.

Ai tha se partia që drejton dy herë ua ka dhënë të tjerëve pozitën e kryeministrit, por asnjëri nuk ka mundur ta çoj deri në fund asnjë proces.

“Që nga dita e parë e dorëheqjes së kryeministrit e kam thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme, janë opsion që u ofron qytetarëve një mundësi të mirë. Në mënyrë të veçantë rinisë inovatore, që të kemi një qeverisje në luftë kundër korrupsionit, nepotizmit, që t’i hapim një perspektivë Kosovës në rrugëtimin tonë euroatlantik”.

“Të korruptuarit nuk do të jenë në asnjë institucion publik.

Zgjedhjet janë të pashmangshme dhe askush nuk duhet t’i frikësohet vullnetit të qytetarëve dhe ky do të jetë qëndrimi ynë”, ka thënë Veseli.

Kryetari i Kuvendit ka sqaruar sërish se më datën 22 gusht do ta mbahet seanca për shpërndarjen dhe më pas nga 30 deri 45 ditë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

scroll to top