fbpx

VIDEO/ Adoleshenti lushnjar sherr me shokët, policia i gjen armën automatik

3 adoleshentë në Lushnjë janë konfliktuar dhunshëm me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Sipas informacioneve, 14-vjeçarët E.N. dhe F.R. kanë goditur me mjete të forta 16-vjeçarin A.M. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia e Lushnjës mori informacion se në fshatin Dushk kishte ndodhur një konflikt fizik mes tre adoleshentëve.

Me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe të ndonjë ngjarjeje të mundshme kriminale, policia shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme adoleshentët, si dhe ushtroi kontroll në banesat e tyre.

Si rezultat i kontrollit, në banesën e shtetasit A.M u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me një krëhër dhe 9 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 16 vjeç, banues në Lushnjë.