TË FUNDIT

VIDEO/ Arrestimi i tre të superkërkuarve në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme tre persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp uniformat blu njoftojnë se janë vënë në pranga shtetasit e mëposhtëm:

B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kanosje me armë.

24 vjeçari Xh. H., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me burg për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Personi i tretë që u kap nga autoritetet është shtetasi E.B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”. /real-news.tv/ 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat