fbpx

Video/ Arrestohet ish-burri i prezantueses së njohur

Arrestohet DJ i njohur Vin Veli (Artvin Veli). Ngjarja ka ndodhur në mesnatë tek lokali ‘De Charme’ në Bllok.

Në video duket momenti kur forcat speciale dhe ‘Shqiponjat’ marrin Vin Velin nga club-i në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet dhe e fusin në makinë duke e dërguar në komisariat, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Ndërkohë që së bashku me Velin janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Club-i në fjalë është problematik, pasi shpesh herë kanë ndodhur sherre, ndërkohë që janë kapur edhe persona që konsumojnë lëndë narkotike.

Vin Veli është një personazh i njohur, pasi ka qenë i martuar me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka dhe një djalë por që janë ndarë pak kohë më parë.