Me qindra patriotë shqiptarë janë mbledhur sot në Bruksel në një marshim protestë në kuadër të 75-vjetorit të gjenocidit grek mbi Çamërinë.
Me pankarta në duar me mesazhe të forta si ‘Greqia është fajtore’, ‘Kujtoni gjenocidin në Çamëri, 100 mijë të pafajshëm vdiqën’ ose ‘Njihni gjenocidin’ shqiptarët u mblodhën para zyrave të Komisionit Evropian.
I pranishëm në këtë tubim ishte edhe Ahmet Gjanaj, deputeti i parë shqiptar në parlamentin belg, i cili mbajti edhe një fjalim shumë frymëzues para patriotëve.
Kujtojmë se që nga data 27 qershor 1944 deri më mars të 1945-ës në të gjithë Çamërinë u vranë më qindra mijëra shqiptarë dhe u shpërngulën më mijëra të tjerë. U vranë gra e fëmijë, u përdhunuan gra dhe u morën peng të tjera.
Mjafton të përmendim se sipas shifrave, 32 nga fëmijët e vrarë kanë qenë nën moshën 3 vjeç.
Qindra fshatra të tjera u shkretuan. U vodhën prona dhe pasuri të tjera.
Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Hetimeve pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se mbi 35 mijë shqiptarë nuk mund të kthehen në Çamëri tek shtëpitë e tyre. Për vëllezërit tanë shqiptarë të Çamërisë, akoma sot nuk është vendosur drejtësi. Çështja Çame është lënë në harresë nga çdo qeveri e jona e gjithashtu edhe nga ndërkombëtarët. /real-news.tv/


