Video e rëndë/ Ulërima ‘Më vrisni’, i riu me thikë sulmon policinë, tmerrohen kalimtarët

Dy policë janë nën hetime, pasi kanë shtënë mbi një të ri që mbante thikë në dorë dhe vazhdimisht bërtiste “më vritni”, në Gjeorgji.

Videoja që shfaq këtë skenë rrëqethëse, po bën xhiron e botës dhe ka shokuar opinionin.

Policia ishte telefonuar pasi një burrë po ecte rrugëve me një thikë kasapi dhe po shkaktonte probleme. Me të pranuar informatën në vend të ngjarjes u shfaqën policët David Harrison dhe Charles Bidinger, që takuan të riun Aaron Hong i cili po mbante në dorë një thikë.

Teksa  policët mbëriten në vendin e ngjarjes tentuan t’i afrohen duke urdhëruar vazhdimisht që ta hedh në tokë armën, por Aaron Hong nuk iu bind urdhrave të policisë dhe vazhdimisht u thoshte që ta vrasin.

Në një moment Aaron iu vërsul njërit polic, që pa u menduar dy herë i shkrepi disa plumba mbi të, ku si pasojë e plagëve të marra u rrëzua në tokë.

Megjithatë, ai arriti sërish ngrihet në këmbë, por kolegu tjetër shkrepi një plumb që ishte fatal për të riun.