TË FUNDIT

“VIDEO-ja e Spiropalit, përdhunim shtetëror”

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa  ka reaguar pas publikimit të videos së prindërve të vajzës nga Kavaja, në ERTV ditën e sotme, ku e pranishme ishte dhe Elisa Spiropali.

Sipas  Zhupës, ky është një përdhunim shtetëror për  të pastruar imazhin e Elisës, një mosrespekt ndaj viktimës dhe dhunim i tyre për së dyti.

“Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e vet Elisa e doganave pas idiotësisë që ” ngjarje te tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma”. Kjo qeveri s’ka turp!

Elisa ka kaluar përtej çdo imagjinate për te bere te vetmen gjë qe bën kjo mazhorancë që është propaganda. Është kriminale te përdorësh fatkeqësinë, dhimbjen e prindërve për të mbuluar përgjegjësinë e kësaj qeverie në zbatimin e ligjit dhe mos trajtimin me përgjegjshmëri të ngjarjes së Kavajës.

E pakonceptueshme bërja publike e fytyrave dhe emrave të prindërve dhe gjyshit të viktimës së Kavajës. Mos respekt për viktimën, dhunim i tyre për së dyti.

Dje tv kombëtare nuk shfaqen emra, as fytyra për mos ta bërë dramën edhe më të madhe. Sot Elisa bën vizitoren e paskrupullt që kërkon të shlyej idiotësinë e saj me fatin e keq të një familje. Turp dhe krim, ky është përdhunim shtetëror”, shkruan Zhupa.

/Real-news.tv/ 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat