Video/ “Jo..shikoni…”. Italiania denoncon veterinerit, sjellje ‘makabre’ ndaj qenushit

Kujdesi veterinar ndaj kafshëve është një proces shumë i rëndësishëm për të gjithë kafshëdashësit. Trajtimi i tyre bëhet në klinikat veterinare që plotësojnë të gjitha rregullat dhe kushtet. Mirëpo, një video amatore tregon krejt të kundërtën se çfarë ka ndodhur me një veteriner në Shqipëri.

Në zonën e Kamzës, një qytetare italiane ka filmuar veterinerin që i pret veshët një qeni pa anestezi. Pamjet makabre tregojnë këlyshin 2-muajsh të shtrirë në tokë, ku duket qartë që gërshët e veterinerit i ka ende në veshë. Qytetarja italiane thotë se ishte një skenë e tmerrshme ajo që pa me sy.

Qytetarja italiane: “Atëherë, shikoni çfarë ndodh në Shqipëri! Unë jam këtu në lagjen time dhe po dridhem, i gjithë trupi po më dridhet. Shiko, se çfarë po bën! Një injeksion likuid! Nuk kam parë kurrë një injeksion këtu dhe për më tepër, i kanë prerë veshët dhe ky veterineri është në lagjen time. Unë dua ta denoncoj këtë person, sepse i ka prerë veshët këtij qeni të shkretë. Qeni i shkretë po vuan, është një këlysh 2-muajsh dhe unë jam shumë keq. Shikoni, çfarë terrori kalojnë këlyshët tanë këtu në Shqipëri! Unë dëgjova një të ulëritur. Mendova, se ishte një këlysh i shtypur nga makinat dhe erdha duke vrapuar këtu dhe çfarë pashë?! Një këlysh 2-muajsh, që i kanë prerë veshët, sepse i ka veshët e mëdhenj dhe duhet të bëhet pak më shumë agresiv, sepse kështu i pëlqen familjes, që e ka…Por nuk është faji i tyre, sepse ata nuk dinë asgjë.

Jo…!   Shikoni…!  Jo, dashuri, jo…! Shikoni! Unë nuk mund të bëj asgjë.

Tani po shkoj ta denoncoj këtë njeri dhe të shohim, çfarë ndodh. Jam shumë keq! Nga animalistët, lëvizni edhe ju, kam nevojë për ndihmën tuaj për këtë qen të shkretë! I presin veshët kështu për së gjalli. Unë nuk jam dakord! Ky është personi, që i ka prerë veshët! Shikojeni të gjithë! Shikoni! Shikoni të gjithë! Do vijë burri im, do marr në telefon policinë unë tani”.