Një situatë kaotike është krijuar këtë mesditë nga trafiku në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.
Trafiku i rënduar ka paralizuar qarkullimin e mjeteve, duke krijuar radhë të gjatë, që shkon në disa kilometra.
Ndërkohë, raportohet se mjetet kanë mbetur të bllokuar në rrugë prej më shumë se 40 minuta.

