TË FUNDIT

VIDEO/ Kryeministri Rama jep lajmin e mrekullueshëm për ata që regjistrojnë makinën për herë të parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video ku u jep lajmin e mirë qytetarëve dhe subjekteve që regjistrojnë mjetet rrugore për herë të parë, se duke nisur nga sot eliminohen kohë pritjeje e kosto të tepërta.

Do të hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njehsime me origjinalin nga dokumentet me gjuhë të huaja.

Kjo sipas kryeministrit i kursen qytetarëve shqiptarë 300 mln lekë në vit.

Nga data 24 janar DPSHTRR njeh: Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze

Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE

Të dhënat e fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat