Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka kapur në befasi banorët e Fierit. Erërat e fuqishme kanë shkuluar disa pemë duke bllokuar lëvizjen e automjeteve në disa akse të qytetit.
Ndërkohë disa zona banimi në Roskovec, Patos kanë mbetur pa energji elektrike, teksa intensiteti i lartë i erërave ka këputur disa kabllo të furnizimit me energji elektrike.
Sipas stastikave meteorologjike, shpejtësia e erës ka kapur shifrën ‘’e çmendur’’ 80-100 km/h.

