Një ngjarje e tmerrshme është shënuar këtë të premte, teksa një polic ka përplasur për murin dhe ka shtrirë përtokë një vajzë të mitur.
Videoja tregon se si polici e akuzon 11-vjeçaren për sjellje arrogante duke krijuar shqetësime në shkollë. Më pas ai e dhunon atë duke përplasur për muri dhe shtrirë përtokë për t’i vendosur prangat.
Ndërsa vajza reziston duke i thënë, ‘më lësho, po më vret! M’u qëro!’ dhe ia ka plasur të qarit.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në Farmington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shefi i policisë së këtij qyteti Steve Hebbe e cilësoi incidentin si një dështim të sjelljes së policit ndaj vajzës së vogël, por ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë masë ndaj policit apo jo.

