Një ngjarje shumë e rrallë ka ndodhur në parlamentin e Holandës. Gjatë debatit për situatën e krijuar nga koronavirusi ministrit të Shëndetësisë në Holandë, Bruno Bruins, i ka rënë të fiktë në parlament.
Siç shihet edhe në video, pasi u rrëzua, kolegët e ndihmuan menjëherë duke i dhënë të pijë ujë dhe më pas e larguan nga salla e parlamentit.
Pasi u përmirësua, ai ka shkruar në “Twitter”. “Jam mirë tani. Do shkoj në shtëpi për të pushuar që të mund të kthehem nesër për të luftuar krizën e koronës”.

