TË FUNDIT

Video/Prishtinë, qytetarët hezitojnë të ndihmojnë të plagosurit

Pas të shtënave me kallashnikov në Prishtinë, ku mbeti një i vrarë dhe katër të plagosur, qytetarët e frikësuar kanë ngurruar t’i afrohen personave të plagosur të shtrirë në tokë.

Në një video të bërë publike nga mediat, duket qartë hezitimi i qytetarëve.

Vetëm një shtetas i huaj i është afruar njërit prej të plagosurve për t’i ofruar ndihmën e parë.

“Mos u bëni budallenj, më sillni diçka për ta ndihmuar, më sillni një bluzë mos shikoni si idiotë ejani ta ndihmojmë”, dëgjohet tՠ thënë ai.

Shtetasi i huaj dëgjohet duke thirrur disa herë ndihmë në gjuhën angleze, por fillimisht askush nuk shkon për ndihmë nga qytetarët.

Më pas duken disa persona që afrohen për ta ndihmuar dhe të tjerë që e shohin nga larg./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat