VIDEO/ Shikoni golat, Juventus fundos Milanin

Në sfidën më të rëndësishme të kësaj jave në Seria A, Juventus ka arritur të marrë një fitore 2-1 kundër Milan-it, një ndeshje me përmbysje.

Ka qenë i përhershmi Piatek që ka zhbllokuar ndeshjen për miqtë në minutën e 39-të, duke shënuar golin e tij të 10-të për Milanin në 13 ndeshje.

Në minutën e 60-të, Musacchio ka bërë një ndërhyrje të parregullt kundër Dybala në zonën e rreptësisë, me argjentinasin që nuk ka falur Reina-n.

Gjashtë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i dytë i vendasve me fenomenin Kean. /real-news.tv/