Emisioni investigativ ‘Stop’ që transmetohet në TV Klan ka publikuar mbrëmjen e sotme disa pamje, ku tregohet qartë se si zhvillohet prostitucioni në Tiranë.
Pamjet janë filmuar pranë mbikalimit të Kamzës.
Një grua është filmuar, e cila është punonjëse seksi dhe vofron shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Ajo diskuton me një klient ndërsa pak çaste më pas aty mbërrin edhe një makinë e policisë, megjithatë gruaja vijon e pashqetësuar.
Lidhur me këtë aktivitet janë ankuar disa herë edhe banorët e pallateve aty pranë, megjithatë asgjë s’ka ndryshuar.

