Një rrëshqitje toke ka shkatërruar 17 shtëpi në La Paz, kryeqytetin e Bolivisë.
Sipas raportimeve të mediave lokale, për fat nuk ka pasur viktima.
Në orët para të mëngjesit, disa rrëshqitje të vogla të tokës kishin shkaktuar alarm dhe autoritetet lokale kishin vendosur evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe transferimin e tyre në shtëpi të përkohshme.
Rrëshqitja e dheut ndodhi në zonën e Inmaculada Concepción e cila në vitet 80-90 ishte një zonë depozitimi mbeturinash, një tokë e brishtë që falë dhe reshjeve të shumta të ditëve të fundit, ka favorizuar rrëshqitjen e dheut.
88 familjet me gjithsej 380 persona, janë tashmë të pastrehë.
Shumë nga të zhvendosurit nuk kanë pasur kohë as për të marrë sendet më të nevojshme personale.
La Paz, 2640 metra mbi nivelin e detit, konsiderohet metropoli më i lartë në botë.
Në vitet e fundit ai ka përjetuar zgjerim të shpejtë urban dhe shumë shtëpi janë ndërtuar mbi tokë jo të qëndrueshme e të rrezikshme./real-news.tv/

