Video tronditëse/ Adoleshentët rrahin barbarisht shokun brenda shkollës

Në një video të publikuar së fundmi nga JOQ, shihet qartë se si disa adoleshentë ushtrojnë dhunë mbi bashkëmoshatarin e tyre për motive ende të paqarta. Kjo ngjarje raportohet ka ndodhur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Cërrik.

Siç shihet dhe në video, tre adoleshentët që nuk janë më shumë se 12-13-vjeçarë, rrahin bashkëmoshatarin e tyre. Në video duket qartë që njëri prej adoleshentëve e mban viktimën pas krahëve, ndërsa dy të tjerët e godasin. Një person i katërt filmon sherrin e rëndë.