Kaleme Spaho, banore e Librazhdit, i është drejtuar emisionit “Stop” për një çështje familjare në kufijtë e absurdit. Gjyshi i saj, Hamit Luka, i martuar me Aishe Lukën, sollën në jetë nënën e Kalemes, Sanije Luka.
Në vitin 1953 gjyshi shkon për të jetuar në Belgjikë me Mereme Balliun. Ai ndërron jetë në vitin 1991. Por sipas një vendimi gjykate Hamit Luka rezulton që është martuar në vitin 1997, pra 6 vjet pas vdekjes.
“I jam drejtuar ‘Stop’-it për një çështje familjare. Gjyshi im i ndjerë Hamit Luka ka qenë i martuar me Aishe Lukën dhe nga kjo martesë ka ardhur në jetë nëna ime Sanije Luka. Hamiti me Aishen kanë jetuar bashkë deri në vitin 1953. Hamiti paska vazhduar jetën e vet në Belgjikë me një grua tjetër, e cila quhet Mereme Balliu. Nuk e di kur është martuar, nuk kemi absolutisht të dhëna. Në 91 kur erdhi demokracia gjyshi kthehet në Shqipëri. Si trashëgimtare e vetme ngelet Sanija. Regjistrimet dhe certifikatat na dalin në rregull. Kur marrim një certifikatë në vitin 1997, na del pjesëtare Mereme Balliu, e martuar në vitin 1997, në një kohë që gjyshi im ka ndërruar jetë në vitin 1991”, thotë Kaleme Spaho.tvklan