Një video ka qarkulluar në rrjete sociale, ku disa të rinj me prejardhje shqiptare që shërbejnë në ushtrinë e Zvicrës këndojnë këngën ‘Xhamadani Vija Vija’.
Sipas “20minuten” është “himni jozyrtar i Shqipërisë së madhe”.
Gazeta në fjalë shkruan se ndjekësit tjerë të kësaj platforme në internet nuk tregojnë mirëkuptim që ushtarët “secondos” në uniformën zvicerane të këndojnë këngë “shqiptaromëdha”, madje aty dëgjohen edhe thirrje për dëbim (të të huajve).
Ndërsa secondot reagojnë me humor: “Më vjen pak keq për Zvicrën. Të huajt e kanë marrë përpara, askush nuk mund të na ndalë”. I pyetur rreth këtij rasti, zëdhënësi i Ushtrisë Zvicerane, Daniel Rist thotë të mos ketë dijeni rreth rastit konkret. Por megjithatë ai thotë se nuk sheh ndonjë problem këtu. “Në këtë mënyrë joformale dhe në automobil të mbyllur, kjo nuk na pengon”.

