Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar në një vizitë blic në Malësinë e Madhe, lidhur me video-skandalin e shefit të policisë me një të mitur 15-vjeçare.
Lleshaj ka takuar autoritetet lokalet, ku menjëherë pas daljes nga institucioni është pyetur nga gazetarët lidhur me ngjarjen e djeshme.
Ministri i Brendshëm tha se polici është arrestuar që ditën e djeshme, por një denoncim ndaj tij nuk është bërë.
“Kjo nuk është e vërtetë, policia e shtetit po kërkon që mbrëmë dhe denoncuesi nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore. Kush është denoncuesi?”, ka theksuar Lleshaj.
Kujtojmë që ditën e djeshme qarkulloi një video në mediat online, ku shefi i policisë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti i kishte dërguar një video intime një të miture 15-vjeçare./real-news.tv

