Vijojnë protestat kundër Vuçiç, kërkohet dorëheqja e tij

Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë të shtunën në mbrëmje, në javën e dhjetë të protestave kundër presidentit Aleksandër Vuçiç, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Protestat po zhvillohen nën moton #1nga5milionë, një thirrje që u vendos pasi Vuçiç, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona.

Protestës në kryeqytet iu bashkëngjitën edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviç.

Muajin e kaluar, Sarceviç ka përshkruar një grup të profesorëve universitarë që kanë përkrahur këtë lëvizje kundër presidentit si të “papeshë”.

Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiç për shkelje të lirive demokratike, kontrollin ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Vuçiç i ka mohuar këto akuza./real-news.tv/