fbpx

Viktor Orban i kërkon falje PPE-së

viktor-orban.jpg

Kryeministri hungarez Viktor Orban i ka dërguar një letër liderëve të partive evropiane konservative të cilët kërkuan përjashtimin e partisë së tij Fides nga Partia Popullore Evropiane (EPP).

Në letrën, Orban kërkon falje për përdorimin e gjuhës ofenduese, por thekson se nuk ka ndryshime në qëndrimet politike.

Kryeministri hungarez  ka kërkuar nga lideri i partisë belge Demokratët e Krishterë dhe Flamanë Vauter Beke që përsëri të mendojë për propozimin për përjashtimin e partisë së tij Fides nga EPP.

Zëdhënësi i Qeverisë hungareze deklaroi se letra të tilla janë dërguar deri te të gjitha 13 partitë të cilët u përfshinë në këtë propozim./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303