fbpx

Virologu Domi: Nuk do e rekomandoja vaksinën për moshën nën 18 vjeç

AD1FE333-0F04-4202-9D54-11FD68257F4F.png

Virologu Arban Domi, i cili punon në SHBA shprehet se vaksina kundër COVID-19, nuk duhet të rekomandohet për moshat nën 18 vjeç.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, Domi tha se adoleshentët janë më të mbrojtur dhe se tek ta, transmetushmëria është më e ulët. Duke renditur të gjithë faktet, ai u shpreh se nuk e rekomandon vaksinimin tek ta.

“Unë nuk do e rekomandoja për moshat nën 18-vjeç. Në këtë moshë ka disa mekanizma të tjerë që nuk ekzistojnë në moshat e rritura për mbrojtjen nga agjentët e huaj. Kanë një mburojë ekstra. Transmetueshmëria në këto mosha është më e ulët. Elementi i tretë, hospitalizimet në spital në këtë moshë janë të rralla,”-tha Domi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303