fbpx

Vizita në Gjermani / Haradinaj takon Merkel, diskutohet për dialogun dhe vizat

Foto-haradinaj-Merkel.png

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar ditën e sotme me Kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së tij në Berlin.

Palët kanë diskutuar mes tyre për mundësitë e rifillimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu temë diskutimi ka qenë edhe liberalizimi i vizave.

Sipas Haradinajt, ky takim ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Përpos kancelares Merkel, Haradinaj pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin.

Kryeministri Haradinaj ka mbërritur në Berlin gjatë ditës së djeshme ku është pritur me ceremoni ushtarake.

Ai është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303