Një deklaratë e papritur është bërë së fundmi sa i takon vaksinës anticovid.
Rabini Daniel Asor, i cili ka një numër të lartë ndjekësish në rrjete sociale ka deklaruar se: “Vaksina e Covid mund t’i kthejë njerëzit në homoseksualë”.
Mirëpo, deri më tani nuk ka asnjë provë që e konfirmon këtë deklaratë të fuqishme.
Sipas Independent, Asor përdori një predikim të kohëve të fundit për të thënë: “Çdo vaksinë është bërë duke përdorur një substrat embrional dhe ne kemi prova se shkakton prirje të kundërta. Vaksinat merren nga një substrat embrional, dhe ata e bënë këtë edhe këtu, kështu që kjo mund të shkaktojë prirje të kundërta”, për të cilën i referohej homoseksualitetit.

